Dëmtimi i urës së zogut, reagon shoqëria civile në Kurbin: Indiferenca e Ministrisë Kulturës po shemb monumentin

16 Dhjetor 2022, 17:52

24 orë pas dëmtimit të Urës së Zogut nga vërshimi i lumit Mat dhe hapja e portave në Hec-in e Shkopetit, nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Kulturës. Pikërisht për të kërkuar shpëtimin e monumentit të kulturës, reaguan aktivistë të shoqërisë civile në Kurbin.