Dëmtohet çatia e një shtëpie nga moti i keq në Tropojë, anëtarët e familjes mbesin në 'qiell të hapur'

19 Janar 2023, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2023-01-19 11:58:34

Tropoja është bashkia më e prekur nga situata e krijuar nga përkeqësimi i kushteve te motit. 48 orët e fundit ka pasur reshje shiu të cilat janë shoqëruar me erë të fortë e për rrjedhojë kanë shkaktuar probleme në linjat e furnizimit me energji elektrike. Pa energji elektrike janë fshatrat Zogaj Kepenek, Kam, Radogosh, Berishë dhe Çorraj të Nj.Ad Bytyq. Ekipet e OSHEE ndodhen në terren për çdo avari duke siguruar furnizim me energji për banorët.