Dëmtohet ura e lumit Mat, ngec furgoni me pasagjerë, mes tyre fëmijë. Ja si lëvizet mjeti

23 Shkurt 2023, 17:24 | Përditesimi i fundit: 2023-02-23 20:07:37

Një automjet i transportit publik ka ngecur këtë të enjte në mes të një ure tip pasarelë që përdoret nga banorët e dy fshatrave, Dom e Zall Rripë në Njësinë Gurrë në Bashkinë e Klosit.