Dënimi i Ervin Salianjit që u dërgua sot në burgun e Fierit u diskutua në ‘Studio Live’ me politikanët Arjan Galdinin dhe Kujtim Gjuzin. Ky i fundit u shpreh për Arbër Hitajn se është cënuar imuniteti i Salianjit si deputet.
'Pavarësisht ndonjë konflikti që kam patur me të. Sot Partia Konservatore Kombëtare ka dalë në deklarata në mbrojtje të deputetit dhe imunitetit të deputetit. Është tjetërsuar një paragraf. Nuk dua që të godas gjykatën, por nuk mund të ndërtojmë shtetin e prokurorëve. Shteti është prej ingranazhesh, gjykata kur shkon rezultati 3-0 është rezultat i thellë. Duhet rekursi. Kur shkon në Fier ai duket që pranon një lloj fajësie. Ne themi është gjyq politik, sepse është deputet pa shkuar në dyert e burgut. Prokurorja ta mbajë në juridiksion dhe në kontroll. I bëj thirrje të ndalojë. Sali Berisha dil aty dhe thuaju të kthehet nga rruga. Berisha është në gjendje ta rrëzojë shtetin për 72 orë ka thënë Kujtim Gjuzi.'