Denoncimi i Partisë së Lirisë në Lezhë: PS shantazh administratës për vota

9 Dhjetor, 15:08

Partia e Lirisë pretendon se Partia Socialiste në Lezhë po i bën shantazh administratës për të siguruar vota nga diaspora.

Në një deklaratë për mediat nën kryetari i PL Vivian Golemi, ka publikuar formularin i cili ju është shpërndarë administratës së bashkisë për ta plotësuar dhe sipas tij po i kërcënojnë me largim nga vendi i punës.

Partia e Lirisë u bën thirrje punonjësve të administratës që të denoncojnë rastet e shantazheve për të siguruar vota për Partine Socialiste, ndërsa u bën thirrje organeve të drejtësisë që të nisin menjëherë hetimet në lidhe me këtë çështje.

    No videos found.