Denoncimi i Shehut për bllokimin e kardiologjisë, reagon QSUT: I jemi përgjigjur çdo emergjence! Kemi fondin e nevojshëm për materialet mjekësore

6 Janar 2023, 16:28

Report Tv u interesua pranë QSUT-së duke kërkuar një reagim pas denoncimit të mjekut dhe deputetit Tritan Shehu se si pasojë e mungesës së materialeve mjekësore, janë bllokuar prej 1 muaji operacionet e zemrës.  QSUT thotë se urgjencat dhe ndërhyrjet në zemër janë garantuar dhe shton se në vijim pritet të mbyllen edhe procedurat për blerjen e materialeve të reja.