Depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani, Balla: Kuptova që është bërë punë

25 Korrik 2022, 16:24

Kreu i grupit socialist të PS, Taulant Balla ka folur për mediat pasi depozitoi në SPAK prova të reja për privatizimin e kompleksit Partizani duke thënë se kuptoi që është bërë punë.

“Dosja me dokumente të reja të cilat mendoj por drejtësinë kjo çështje është e qartë shpresoj që drejtës e re të japë rezultat. Ajo që di unë s’kam për të hequr dorë kurrë 10 vite sot isha këtu për të vënë në dispozicion dokumenta dhe vlerësoj faktin që SPAK ka ecur mjaft mirë në hetimin e kësaj çështje.

Kallëzimin tim e dini shumë mirë, në krye është ai që ka qenë kryeministër në atë kohë dhe familjarët e tyre të cilët kanë përvetësuar një pronë që ka shumë elementë penalë. Aty ka plot elementë siç është falsifikimi ushtrimi i ndërtimit të paligjshëm. Unë mendoj se kuptova që punë ishte bërë, kaq mund tu them”, tha Balla.