Deputeti i PD thirret në SPAK, zbulon arsyen në Frontline (26 tetor 2023)

27 Tetor 2023, 07:06

Në betejën me SPAK dhe GJKKO që e akuzojnë për korrupsion për aferën e ish-kompleksit Partizani, Sali Berisha duket se do të përdorë si mburojë ata që e mbështesin, demokratët e Rithemelimit. Deputeti i PD Luan Baçi, mbështetës i Sali Berishës ka treguar sot në emisionin “Frontline” në Report Tv se para 3 muajsh është paraqitur në SPAK për t’u pyetur në lidhje me një denoncim që ishte bërë ndaj tij, përmes të cilit akuzohej për fshehje të pasurisë.