Deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK

28 Shkurt, 15:43 | Përditesimi: 28 Shkurt, 15:43

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

SPAK dërgoi më 3 dhjetor 2024 për gjykim dosjen e deputetit Asllan Dogjani duke e akuzuar për deklarim të rremë pasurie.

Bëhet fjalë për një apartament 128.4 m2 në rrugën ‘Hamid Shijaku’ në Tiranë, që SPAK thotë se deputeti e bleu 112 mijë euro cash, por në ILDKPI e deklaroi sikur e përfitoi nga konsulencat juridike që i ka dhënë shoqërisë së ndërtimit ‘Protial’.

r.k./Shqiptarja.com