Policia e Kosovës: Qytetarët shqiptarë janë keqtrajtuar nga grupet serbe që dyshohet se kanë bllokuar rrugët

31 Korrik 2022, 22:27 | Përditesimi i fundit: 2022-07-31 22:31:12

Policia e Kosovës thotë se ka marrë informacione se janë ndaluar qytetarët shqiptarë në veri dhe janë keqtrajtuar nga grupet serbe që dyshohet se kanë bllokuar rrugët. Sa i përket raportimeve për të shtëna, policia njofton se nuk ka të lënduar.