Deputetja Ina Zhupa denoncon nga Amfiteatri i Durrësit: Do të jepet me koncesion 15-vjeçar! S’ka transparencë për prishjen godinave të banorëve.

9 Tetor 2022, 15:31

Nga Durrësi, deputetja e Rithemelimit të PD-së Ina Zhupa, u shpreh se ky qytet është qyteti më i shkatërruar nga vlerat e trashëgimisë kulturore. Sipas Zhupës, Amfiteatri i Durrësit, banjat romake, forumi bizantin parashikohen në planin e ri të Ministrisë së Kulturës që të jepen me koncesion.