Deputetja Zhupa kërkon ndryshim në hartën e re gjyqësore: Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të jetë në Vlorë, jo në Lushnje

14 Korrik 2022, 18:06

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka kërkuar që të bëhet një ndryshim në hartën e re gjyqësore. Nga foltorja e Kuvendit, kërkoi që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të ketë seli qytetin e Vlorës jo të Lushnjes pasi të gjitha rrethet (Berat, Fier, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë) do ta kenë më afër.