Dëshmia: Kam 3 vite që punoj me pagë të nëndeklaruar, kur vinin tatimet fshiheshim! Ekspertët e Sindikata: Fenomen i përhapur, kudo po bëhet krim me punonjësit

8 Mars, 21:10

Mosdeklarimni apo nën deklarimi i pagave është fenomeni e vërtetë dramatike që ka prekur çdo hallkë të shoqërisë dhe çdo grupmoshë. Report TV sjell dëshminë e qytetarit, që punën e ka nisur direkt në tregun e zi, dhe për tre vit i është dashur të pranojë kushtet e punëdhënësit.

Qytetari: Prej tre vitesh kam vendosur të punoj, për të paguar shkollimin tim të lartë në tiranë, për të përballuar shpenzimet dhe për të ndihmuar pak edhe familjen. Pjesën më të madhe të punës e kam gjatë sezonit veror por edhe gjatë vitit. Kushtet deri diku ishin të mira, por për pjesën e pagës, nuk na jepnin siguracione që i takojnë një punonjësi. Vitin e parë rrogën e kam marrë të gjithën në dorë. Vitin e dytë e kam marrë pagën një pjesë në dorë dhe një pjesë në bankë. Pjesa më e madhe ishte në dorë, pasi orët shtesë nuk na i quanin fare. Vitin e fundit më siguruan për tetë orë, ndërsa orët e tjera kur punoja 12-16 orë nuk mi quajtën. Dhe një muaj kur mbyllet sezoni nuk na i deklaronin pagat fare, na i jepnin në dorë.

    No videos found.