Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit në Kosovë, PDK: VV po tregohet kokëfortë, vendi është më i madh se secila parti

7 Qershor 2025, 12:41 | Përditesimi: 7 Qershor 2025, 12:41

Kosova mbetet në ngërç politik. Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit dështoi sërish. Pasi Komisioni për votim të fshehtë nuk u miratua, kryesuesi i seancës Avni Dehari ndërpreu punimet. 

r.k./Shqiptarja.com