Dështon për të gjashtën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës! Krasniqi: Për tekat e një deputeteje, VV-ja po e mban peng shtetin

25 Prill, 15:35

Ka dështuar për të gjashtën herë konstitutimi i Kuvendit të Kosovës. Për të katërtën herë  Albulena Haxhiu, nuk ka arritur që të sigurojë më shumë se 57 vota. Seanca konstituive, sipas rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e tyre e kryetarit dhe nënkryetarëve.