Dështuan negociatat me Alibeajn, Berisha vijon primaret! Me çfarë do financohen? Vokshi: Shpenzimet janë miminaliste, i mbulojnë degët

2 Nëntor 2022, 15:08 | Përditesimi i fundit: 2022-11-02 16:22:26

Në një kohë kur negociatat mes dy kampeve në PD kanë dështuar, Sali Berisha po vijon procesin e njëanshëm të primareve që do të nxjerrin një kandidat për kryetar bashkie. Anëtarja e Komisionit të Organizmit, Albana Vokshi tha se zgjedhjet në 69 degët e partisë do të mbahen më 4 dhjetor, ndërsa për tre bashkitë e mëdha Elbasan, Tiranë dhe Durrës do të mbahen pak më herët.