Detaje nga shpërthimi në Vlorë/ Tritoli në lokalin në pronësi të familjes së Bledar Birçajt, i vrarë në 2021! Dyshohet hakmarrje

8 Dhjetor, 10:43

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në lokalin 'The Bosss' tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi bar restoranti “ The boss” ku u vendos sasia tritolit ka qënë në pronësi të Bledar Birçaj i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen  ‘Hajro Çakërri’.

Lokali ka qënë me qera, dhe është marrë sërish nga pronarët (vëllezërit e Bledarit) të cilët kanë pak kohë që e kanë vënë në punë.

Lokali është në emër të nënës Resmie Birçaj.

    No videos found.