Detaje të tjera nga zjarri në Darëzezë/ Shtohen forcat për shuarjen e flakëve, kërkohet ndihmë nga ajri

2 Qershor 2025, 16:58 | Përditesimi: 2 Qershor 2025, 16:58

Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës janë angazhuar në shuarjen e flakëve që kanë shpërthyer përsëri në masivin pyjor të Darëzezës. Zjarri i djeshëm u shua në mëngjes, por në mesditë vatrat e zjarrit u riaktivizuan, duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.

r.k./Shqiptarja.com