Dhuna dhe kushtet e punës, infermierët paralajmërojnë protestë: Fajtorë të kësaj situate, mungesat në shëndetësi! Pse nuk ka reagim nga Institucionet?

4 Shtator 2022, 12:07

Marrë shkas nga dhunimi i 2 infermiereve pak ditë më parë në Spitalin Pediatrik në Tiranë dhe nga mos reagimi i patolurueshëm i institucioneve për këtë ngjarje sipas tyre, Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka paralajmëruar protesta. Sipas tyre kushtet e punës së tyre por edhe e sistemit të shëndetësisë në tërësi janë shumë të vështira.