Dhuna e opozitës në Kuvend, ambasadori i BE-së: Në demokraci normale s'ka vend dhuna! Jam i keqardhur

1 Tetor, 15:48

Nga i njëjti oborr ku një ditë më parë morën flakë karriget e deputetëve, erdhi edhe reagimi i parë ndërkombëtar. Para fjalës në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare te Nismës së Evropës Qendrore, që u mbajt pikërisht në sallën që të hënën pa aktet e paprecedentra, ambasadori i BE, Silvio Gonzato e cilësoi të papranueshme gjithçka ndodhi, ndërsa palëve u kërkoi të ulen në dialog dhe të shmangin përshkallëzimin.

 

    No videos found.