Dhuna ndaj avokatit, Sokol Mëngjesi prej 4 ditësh në intubim! Prokuroria kërkon burg për organizatorin dhe autorët, zbut akuzën

1 Qershor, 11:37 | Përditesimi i fundit: 2024-06-02 11:40:30

Prokuroria kërkon arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian të cilët dalin sot para gjykatës. Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim, kundërshtim dhe goditja e avokatit Sokol Mengjesi. Burg kërkon edhe për Drivald Aliaj, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Avokati ndodhet ende në intubim në spitalin e Traumës, i stabilizuar por pa asnjë ndryshim