Dhuna ndaj Petraq Milos, ministri malazez për Report Tv: Policët të marrin dënimin e merituar! Votëbesimi kundër qeverisë gabim

22 Shkurt 2023, 18:48

Ministri i Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve, Fatmir Gjeka ka dënuar dhunën e ushtruar nga efektivët ndaj Petraq Milos. Në një intervistë për Report TV, Gjeka tha se policët duhet të marrin dënimin e merituar në mënyrë që ky rast mos të përsëritet më.