Dhuna në Oborrin Mbretëror, Spahia: Princ Leka do ankimojë vendimin, i motivuar politikisht! Çaça: Duhej të ishte dënuar edhe Elia

22 Janar, 22:56

TIRANË- Princ Leka u dënua me 1 vit burg për episodin e dhunës në oborrin mbretëror, dënim që iu konvertua në 16 muaj shërbim prove. Por, Princ Leka pritet që të ankimojë vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Kështu njofton Ekrem Spahia, ish-kryetar i Partisë së Legalitetit, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga.