Dhunohet për shkak të detyrës gazetari i Report Tv në Lezhë, Elvis Hila dhe gruaja e tij: S'më pengojnë të them të vërtetën dhe pse disa s'iu pëlqen! Në kërkim 2 autorët

25 Janar 2023, 20:10

Gazetari i Report Tv në Lezhë, Elvis Hila është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës. Pre e sulmit ka rënë edhe bashkëshortja e tij, ndërsa tashmë gazetari ka bërë kallëzimin në Polici dhe dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, janë shpallur në kërkim.