Dhurimi i gjakut, vera rrit kërkesën për rezerva! Nevojë për 60 mijë qese gjaku në vit, sigurohet vetëm gjysma! Kryqi i Kuq: Sfidë plotësimi i nevojave

14 Qershor, 21:44 | Përditesimi: 14 Qershor, 21:44

Kërkesa për gjak në Shqipëri mbetet më e lartë se sasia që sigurohet përmes dhurimeve vullnetare. Sipas Kryqit të Kuq, nevojiten rreth 60 mijë qeska gjaku në vit nga të cilat sigurohet vetëm gjysma. Kryqi i Kuq apelon për më shumë ndërgjegjësim, ndërsa nevojat shtohen veçanërisht gjatë sezonit veror për shkak të rritjes së aksidenteve rrugore.

E.H/Shqiptarja.com