Dhuruesit e gjakut në rënie, 70% e nevojave nga familjarët! Mjekja në Korçë: Dhurimet i kemi të rralla, ka raste që nuk mbulojmë dot nevojat për gjak

25 Shkurt 2023, 16:35

Qytetarët që dhurojnë vullnetarisht gjak po bëhen gjithnjë e më të paktë. Mjekja e Bankës së Gjakut në Korçë, Viola Bezhani u bën thirrje qytetarëve të dhurojnë, dhe veçon se 70% e nevojave plotësohen nga familjarët e pacientëve.