'Dialogu' vazhdon pa dialog në Bruksel, Albin Kurti: Serbët refuzuan Deklaratën e Paqes pa e lexuar

20 Korrik 2021, 12:43

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, zhvilloi sot takimin e dytë me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ai i ka kujtuar në takim Vuçiçit gjenocidet e serbëve në vitet 1878, 1912 dhe 1999. Kjo ka acaruar delegacionin nga Beogradi.