Me qindra banorë të fshatrave në Dibër kanë përfunduar në urgjencë me shenja helmimi, diarre dhe të vjella.
Nga e hëna e 7 tetorit e deri të mërkurën numërohen mbi 100 banorë të helmuar që kanë marrë mjekim në urgjencë, ndërsa 5 fëmijë dhe një i rritur janë në gjendje më të rëndë ndaj janë shtruar në spitalin e Peshkopisë. Shkak për helmimin masiv të banorëve është ndotja e ujit të pijshëm, vertetuar nga analizat e ISHP-së.