Një 60-vjeçar është përplasur për vdekje në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës" në Dibër. Drejtuesi i mjetit ka përplasur 60-vjeçarin Femi Leka dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", është gjetur pa shenja jete, shtetasi Femi Leka, rreth 60 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.