Dibra përfshihet nga reshje të dendura dëbore, në disa akse probleme me qarkullimin e mjeteve

20 Janar, 08:47 | Përditesimi i fundit: 2024-01-20 15:10:03

Qarku i Dibrës është përfshirë mëngjesin e sotëm nga stuhi të dendura dëbore.

Reshjet dëbore me intensitet ka pasur në Bulqizë dhe Peshkopi. Temperaturat shënojnë 5 gradë, ndërsa raportohet për probleme në lëvizjen e mjeteve në Bypasin e Rrugës së Arbrit dhe segmentin Plan i Bardhë-Qafa e Buallit.