Digjet një makinë pranë tunelit të Skërficës, shkak dyshohet një shkëndijë elektrike

4 Maj 2025, 14:00 | Përditesimi: 4 Maj 2025, 14:00

Një automjet tip Jeep ka marrë flakë në ecje paraditen e kësaj të diele pranë tunelit të Skërficës. 

Sipas policisë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Drejtuesi Kreshnik Bedini ka arritur të dalë shpejt nga automjeti ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

E.H/Shqiptarja.com