Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është e ftuara e sotme në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv. Bojkoti i opozitës, rreziku i djegies së mandateve, protesta e banorëve të "Unazës së Re" si dhe sfidat e ardhshme të PD e LSI përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ishin në fokus të intervistës së kryetares së LSI,
Fillimisht Kryemadhi ka komentuar deklaratat e bëra nga vetë ajo në një studio televizive javën e kaluar kur vlerësoi punën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt. Kryetarja e LSI tha se nuk ndryshon qëndrim duke shtuar se nuk mund të mohojë punën e Veliajt në ndërtimin e shkollave, çerdheve apo dhe rrugëve. Megjithatë, sipas saj, Rama nuk do ta kandidojë për një mandat të dytë për shkak se i druhet popullaritetit të Veliajt. 7 muaj përpara zgjedhjeve vendore, Kryemadhi zbulon edhe emrat e diskutuar nga opozita si Dash Shehi dhe Ylli Manjani, por zyrtarizimi i kandidatit për Tiranën, sipas saj, do bëhet gjatë muajit janar.
Sa i takon djegies së mandateve, një tezë kjo e cila qarkullon vazhdimisht në qarqet e opozitës, por këtë herë e nxitur edhe nga bojkoti i stërzgjatur i Kuvendit, Kryemadhi u shpreh kundër, duke deklaruar se mandatin ajo e ka fituar me gjak dhe se Edi Rama nuk mund t'ia heqë atë...