Dinamo rikthehet te fitoret, Kukësi s'pyet për Egnatian! Verilindorët bëhen makthi i Tiranës

28 Nëntor 2021, 19:09

Këtë të dielë është mbyllur java e 10 e Superligës me Dinamon që është kthyer te fitoret, pasi në ‘Elbasan Arena’ mposhti minimalisht 1-0 Kastriotin. Golin e fitores e realizoi Agim Ibrahimi, i cili në minutën e 66 dhuroi një perlë me goditje dënimi. Sakaq Kukësi ka marrë 3 pikët e radhës, pasi sot fitoi 2-0 kundër Egnatias. Për verilindorët realizoi fillimisht Basha dhe më pas Milunovic. Më këtë sukses Kukësi ngjitet në kuotën e 20 pikëve, 1 më pak se Tirana kryesuese që të shtunën barazoi pa gola kundër Skënderbeut.