Dirigjenti Oleg Arapi: “Arma ime e vetme për të “luftuar” në vitet e diktaturës, ishte talenti” (24 janar 2023)

24 Janar 2023, 20:02 | Përditesimi i fundit: 2023-01-24 20:02:34

I ftuar në “Esencë” për të ndarë histori nga jeta e tij erdhi Maestro Oleg Arapi. Dirigjenti i skenave ndërkombëtare na tregoi rrugën e vështirë drejt artit,që rrënjët i ka të hershme. Gjithçka nis nga origjina ruse e mamasë së tij,që krijon problemet e quajtura biografike të kohës,duke bërë që ai të kalojë një fëmijëri jo të lehtë. Maestro rrefen mes emocionesh se sa shumë luftë në heshtje dhe punë intensive I është dashur për të fituar të drejtën e studimit të cilën mundi ta marrë pas 8 vitesh përpjekje. Shumë eksperienca si dirigjent brenda dhe jashtë vendit e kanë bërë Oleg Arapin një prej emrave më në zë mes dirigjentëve duke u nderuar edhe me çmime të rëndësishme si “Ylli i Artë” në Itali dhe medalja “Glorias Artis” në Poloni. Maestro Arapi sot na njeh edhe me jetën e tij familjare si baba I dy vajzave, ku njërën prej tyre, Lorelën e shohim edhe në një mesazh surprise në program.