Disa ditë pas largimit të Helidon Bendos, shkon në Kryeministri drejtori i komanduar i SHISH Oljan Kanushi! Më herët në takim edhe Guvernatori Sejko

27 Dhjetor 2022, 13:45

Zv/drejtori i SHISH, i komanduar drejtues që në muajin gusht, Oljan Kanushi, është paraqitur sot në Kryeministri. Ai është fotografuar të futet në godinë, pak ditë pas largimit përfundimisht nga detyra të ish drejtorit Helidon Bendo, i cili tashmë do të mbajë postin e këshilltarit të kryeministrit për reformën e institucioneve të sigurisë.