Disa vatra zjarri aktive në vend! Situata më shqetësuese në Lezhë, rrezikohen banesat! Era favorizon përhapjen e flakëve

18 Korrik 2022, 20:41

Disa vatra zjarri janë aktive në vendin tonë që pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse,  nuk po shuhen dot sepse era favorizon përhapjen e flakëve. Situata më shqetësuese duket në Lezhë pasi është përfshirë nga flakët një masiv pyjor në periferi të qytetit përgjatë autostradës Lezhë-Tiranë. Nga flakët po rrezikohen disa banesa, ndërsa banorët po ndihmojnë zjarrfikësit për të shuar zjarrin pasi janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime.