Diskutim me nxënësit në Elbasan, Rama: Në fillim të vitit nis investimi për laboratorët

26 Tetor 2021, 17:34 | Përditesimi i fundit: 2021-10-26 19:28:33

ELBASAN- Në fillim të vitit do nisë investimi për laboratorët e shkollave. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me nxënësit e qytetit të Elbasanit, ku në fokus ishte diskutimi i problematikave me të cilat ata përballen në shkollë.

Rama theksoi edhe njëherë se është miratuar një fond në projektbuxhetin e vitit 2022 për invetimin në laboratorë.