Në ditën Botërore kundër AIDS/HIV, mjekët bëjnë apel që qytetarët të bëjnë teste për parandalimin dhe trajtimin e hershëm së saj, duke qenë se ende nuk ka një vaksinë.
Mjekja infeksioniste, Esmeralda Meta thotë se më të prekurit nga kjo sëmundje infektive janë grupmoshat mbi 14-vjeç.
"HIV/AIDS është sindroma madhore, infektive që u bënë mbi tre dekada te ne. Është një sëmundje me pëshë. Më të prekurit janë adultët mbi 14 vjeç. Mesazhi i rëndësishëm është testimi nga grupmoshat e reja dhe grupeve në rrisk, gratë shtatzëna për trajtimin dhe parandalimin e hershëm.
Testimi në Shqipëri është kudo, në spitale, në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor. Më shumë të prekur janë meshkujt sesa femrat. Deri më tani nuk ka një vaksinë, ndaj këshillohet konsultimi me mjekët për parandalimin e saj", thotë mjekja Esmeralda Meta.



















