Dita Botërore kundër HIV/AIDS, 113 raste të reja në Shqipëri! 15 të vdekur brenda këtij viti, mes tyre 2 fëmijë

1 Dhjetor 2023, 15:37 | Përditesimi i fundit: 2023-12-01 15:56:10

Ky vit ka shënuar një shifer alarmante prej 15 vdekjesh nga HIV/AIDS. Dita Botërore e sëmundjes e gjen Shqipërinë me 1716 të infektuar në total dhe 113 raste të reja, nga këta 87 meshkuj dhe 26 femra. Ministria e Shëndetësisë bëri thirrje për sa më shumë testime ndërsa problematike shihet mungesa e informimit të të rinjve në shkolla. Një pacient i prekur apeloi se mjekimi është e vetmja rrugë shpëtimi dhe turpi për ta pranuar sëmundjen, shpesh vret.