Dita Botërore kundër HIV/AIDS, 1500 persona të infektuar në Shqipëri, vetëm këtë vit 91 raste të reja! Më të prekur, meshkujt

1 Dhjetor 2021, 21:02

1 dhjetori është Dita Botërore kundër SIDA-s, ku bota kujton ata që kanë humbur jetën nga sëmundja dhe vendos objektivat e luftës kundër saj. Po ku qëndron Shqipëria në luftën kundër HIV/AIDS?

Raportohet se që nga viti 1993, në Shqipëri janë regjistruar 1500 persona të prekur nga HIV-AIDS. Vetëm këtë vit janë regjistruar 91 raste, nga 81 raste që ishin vitin e kaluar. Meshkujt vijojnë të përbëjnë përqindjen më të madhe të rasteve të prekura.