Dita e 15-të e barrikadave në veri të Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes: Nëse KFOR nuk e zgjidh menjëherë, është koha ta zgjidhim vet

24 Dhjetor 2022, 13:49

Situata në veriun e Kosovës vijon të jetë problematike. Sot është dita e 15-të prej kur serbët lokalë vendosën barrikada nëpër rrugë, në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq. Për heqjen e këtyre barrikadave, KFOR-i ka kërkuar zgjidhje përmes dialogut, ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje,  Adnan Rrustemi deklaron se barrikadat në pjesën veriore të Mitrovicës duhet të hiqen sa më shpejtë të jetë e mundur.