Dita e dytë e bojkotimit të mësimit në Korçë, pedagogia: Do jemi këtu deri në plotësimin e kërkesave tona! Pak studentë na janë bashkuar

18 Tetor 2022, 12:05

Ditën e sotme një grup pedagogësh nga Universiteti i Korçës po protestojnë duke bojkotuar leksionet nga ora 10-12.

Kërkesat e tyre mbeten te sintetizuara me universitetet e tjera, protesta po zhvillohet përpara fakultetit të bujqësisë ne UNIKO

‘Situata ja ne jemi këtu përballë fakulteteve, në orarin e lajmëruar të protestës 10-12 kaq veta sa jemi. Ne kaq sa do jemi në kërkim të kërkesave tona në masën e duhur.

 Kjo është deri diku e vërtetë por pedagogët janë njoftuar dhe në bazë të njoftimeve duhet të ishin këtu. Ne jemi në një linjë me sindikatën e pedagogëve. Sipas udhëzimeve të kësaj të fundit ne do të jemi këtu 10-12 për të plotësuar kërkesat tona. Pak studentë na janë bashkuar dhe shpresojmë në vijim të kemi një ndryshim të situatës.’- tha pedagogia.