Dita e parë e shkollës, si trafiku ‘paralizoi’ për disa orë kryeqytetin! Dyfish më shumë makina në qarkullim, radhë të gjata në të gjitha rrugët

12 Shtator 2022, 14:05

Dita e parë e shkollës riktheu trafikun në kryeqytet. Për më shumë se tre orë me radhë Tirana u bllokua në të gjitha rrugët, sidomos në akset pranë shkollave. Policia Rrugore ishte e pranishme, por situata u qetësua vetëm pasi nxënësit nisën mësimin. Këtë të hënë në Tiranë qarkulluan dyfishi i makinave që lëvizin në ditë të zakonshme.