Shqipëria kremton sot më 28 nëntor 112-vjetorin e Pavarësisë, teksa kudo nëpër qytete janë organizuar festime.
Atmosfera festive nuk ka munguar edhe në qytetin e Fierit.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet se qytetarët me flamuj në makinat e tyre kanë bërë një paradë në qendër të qytetit, ndërsa pjesë e paradës janë bërë grupmosha të ndryshme.