Dita e Pavarësisë/ Berisha i lirë, por rri në shtëpi! Në Vlorë shkojnë deputetët

28 Nëntor 2024, 15:52 | Përditesimi: 28 Nëntor 2024, 15:52

Opozita zhvilloi e ndarë ceremoninë e nderimit të flamurit në Vlorë. Ata vendosën kurora me lule në Sheshin e Flamurit, ndërsa Berisha, ndonëse në liri e dha online urimin e tij. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po zbaton politikat serbe në dëm të vendit. Nga burgu uroi edhe Ilir Meta.

r.k./Shqiptarja.com