Dita e shtatë e bllokadës, dy avionë nga Serbia fluturojnë në afërsi të kufirit

26 Shtator 2021, 14:51

Pas dy incidenteve në Zubin Potok dhe Zveçan, situata në veri të Kosovës të dielën raportohet të jetë e qetë.

Ekipi i REL, që ka qëndruar në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, thotë se në orët e mëngjesit të ditës së diel janë parë dy avionë nga Serbia duke fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovës.