Dita e 'Ujit të Bekuar' kremtohet edhe në Vlorë, 3 persona sfidojnë ujin e ftohtë për të kapur kryqin

6 Janar, 12:26

Dita e 'Ujit të Bekuar' ose njohur ndryshe si Epifania kremtohet sot edhe në Vlorë.

Një ditë që simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në Lumin Jordan nga Gjon Pagëzori.

Besohet se të gjithë ujrat që rrjedhin janë në këtë ditë të bekuara, ndaj besimtarët veç ndjekjes së ritualit të hedhjes së kryqit në det mbushin ujë duke e ruajtur në banesat e tyre deri në 6 janarin e vitit të ardhshëm.  

Në det për të sfiduar ujin e ftohtë të detit janë hedhur tre persona, ndërsa kryqi është arritur nga Bledi Dhima. 

Ndërkohë, mesazhi i urimit është përcjellë edhe nga At Konstandin Prifti.