‘Dita e urgjencës’, mjekët tregojnë si jepet ndihma e parë: Shpëton jetë! 8-vjeçarja që ka ëndërr të bëhet doktoreshë

27 Maj 2023, 16:08

Algesa është ende shumë e vogël, por synimet për të ardhmen i ka të qarta, do të bëhet doktoreshë për të shpëtuar jetë. Ajo mësoi hapin kryesor për të ndërhyrë në ndihmë të personave në rrezik për jetën duke dhënë ndihmës së parë.

“Quhem Algesa dhe jam 8 vjeç. Kurioziteti se si bëhet kjo punë. Kemi qejf të bëhemi doktoresha, të shpëtojmë njerëzit. Kjo gjë na tërhoqi shumë. E mësova se si jepet ndihma e parë. E shtypim 30 herë, e prekim tek hunda dhe bëjmë dy frymëmarrje. Vazhdojmë ta shtypim 30 herë, e kështu me radhë derisa të vije urgjenca dhe ta çoje në spital. Ndihma e parë jepet kur një njeri është duke vdekur, ose duke u fundosur në det, apo ka shumë sëmundje”, thotë 8 vjeçarja.