‘Dita e Verës’ në Vlorë, mbyllen me koncert festimet, qytetarët festojnë me këngë e valle

14 Mars, 20:39

Mbyllen me një koncert festiv me emra të njohur të muzikës shqiptare aktivitetet me rastin e ‘Ditës së Verës’ në Vlorë. Festimet nisën këtë paradite me një panair të nxënësve të shkollave ‘Kulturë, traditë dhe Lule”.

Ku nuk munguan edhe prodhimet tradicionale vendase, ndërsa u përmbyllën këtë mbrëmje me koncertin festiv.

Qytetarë të Vlorës kane shijuar muzikën shqiptare dhe emrat e njohur duke ju bashkuar kështu festimeve të 'Ditës së Verës' në Vlorë.