Dita I e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë e Veriut: Prioritet aleanca me SHBA, BE, NATO! Lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta

29 Janar, 12:08 | Përditesimi i fundit: 2024-01-29 15:38:36

Për herë të parë në histori, Maqedonia e Veriut drejtohet nga një shqiptar. Dimitar Kovaçeski i dorëzoi sot detyrën Xhaferit, ndërsa ky i fundit tha se detyra primare e qeverisë së tij është organizimi i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale dhe ruajtja e aleancës me SHBA, BE dhe NATO.